Dita e Lirisë në Itali, mesazhi i Melonit: Të mbrojmë vlerat demokratike në Ukrainë! Fashizmin nuk e kujtojmë me nostalgji
Paola del Din dhe Georgia Meloni
Italia feston sot 78-vjetorin e Çlirimit. Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka dhënë mesazhin e saj duke thënë se do të shoqërojë presidentin Mattarella në ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorës në Altare della Patria, ndërsa ministrat e qeverisë do të marrin pjesë në festimet e tjera të planifikuara institucionale.
Në një letër për ‘Corriere’, Meloni dha mesazhin e saj duke thënë se Italia është një vend i lirë dhe demokratik që nuk kujton me nostalgji lëvizjet fashiste.
“Prej shumë vitesh dhe siç e pranon çdo vëzhgues i ndershëm, partitë që përfaqësojnë të djathtën në Parlament kanë deklaruar papajtueshmërinë e tyre me çdo nostalgji për fashizmin. Në Itali lindi një demokraci e madhe, solide, e pjekur dhe e fortë, megjithë kontradiktat e shumta, e cila në periudhën e gjatë të pasluftës mundi t'u rezistonte kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme, duke e bërë Italinë protagoniste në proceset e integrimit evropian, perëndimor dhe shumëpalësh”, tha Meloni.
Po ashtu, Meloni tha se kjo është një ditë për të mbrojtur vlerat demokratike në Ukrainë që prej më shumë se 1 viti po përballet me pushtimin rus.
“Ne jemi në anën e lirisë dhe demokracisë, pa nëse dhe por, dhe kjo është mënyra më e mirë për të dhënë mesazhin e 25 Prillit. Me pushtimin rus të Ukrainës, liria jonë është kthyer në rrezik real”, tha Meloni.
Nuk la pa përmendur edhe partizanen Paola Del Din, për të cilën tha se pati guxim dhe trimëri që e mban edhe sot. Meloni tha se ia dedikon asaj këtë ditë që vuri dashurinë për atdheun para çdo gjëje.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor, 16:47
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor, 16:12
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor, 21:13
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor, 16:05