Dita e Lumturisë, Norvegjia
vendi i parë,Shqipëria si Afrika

Dita e Lumturisë, Norvegjia<br />vendi i parë,Shqipëria si Afrika
20 marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë. E në këtë ditë publikohet edhe raporti i vitit 2017 sa i përket vendeve më të lumtura në botë.

Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve renditet Norvegjia. Janë pikërisht vendet e Europës Veriore që konfirmohen si shtetet më të lumtura ndërsa vendet e Afrikës së bashku me Sirinë dhe Jemenin janë vendet ku jetohet më keq.

Në listën e përbërë nga 155 shtete vendi ynë renditet i 109 i ndjekur nga Bangladeshi, Namibia, Kenia dhe Mozambik.

Sa i përket rajonit tonë Kosova renditet në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 83, Greqia në vendin e 87,Maqedonia në vendin e 92.

“Vendet e lumtura janë ato shtete që kanë një ekuilibër mes prosperitetit dhe kapitalit social që nënkupton një besim të lartë te shoqëria dhe besim te qeveria’, shprehet Jeffrey Sachs këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Në 10 vendet e para janë Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia.

Në fund të listës renditen, Sudani Jugor, Guinea, Ruanda, Tanzania, Burundi etj.

Ndërsa sa i përket shteteve të mëdha europiane renditet në vendin e 16 Gjermania e ndjekur nga Britania në vendin e 19 dhe Franca në vendin e 31.

Ndërsa SHBA janë në vendin e 14.

Një klasifikim i tillë i cili na tregon se cilat shtetet janë më të lumtura bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli sa i i ulët i korrupsionit në qeveri dhe në biznes.

Madje hartuesit e raportit shpresojnë që shumë shtete të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara të cilët kanë edhe një ministër të Lumturisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan