Dita e martë do të nisë plot pozitivitet, por... horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ky muaj ka qenë shumë i çuditshëm në çështjet sentimentale. Në mendjen tuaj ekziston ideja që të kërkoni për dashuri të reja. Edhe në punë do vijnë propozime, por mund të keni dyshime. Ndërkohë situata do të përmirësohet deri në fund të vitit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Falë ndikimit pozitiv të Hënës, do të përjetoni ditë shumë të bukura në dashuri. Situata e përgjithshme është më e mirë edhe në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Dita e martë do të nisë plot pozitivitet, por bëni kujdes nga debatet apo dyshimet që mund të keni në kokë. Edhe në punë mund të përmirësohen gjërat, por mos harroni problemet që keni pasur së fundmi.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Çdo provokim që mund t’ju bëhet gjatë ditës së martë, do arrini ta menaxhoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe në punë, tregoni siguri për atë që bëni dhe mendoni.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Këto ditë do të keni mundësi të shkëlqyera për të bërë miq të rinj. Mjafton të përdorni aftësitë tuaja komunikuese dhe sjelljen miqësore.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Bëni kujdes në dashuri, do të keni probleme me persona që i përkasin shenjës së shigjetarit dhe binjakëve. Këto shenja janë të acaruara këtë periudhë. Në punë bëni kujdes nga situata e tensionuara dhe fjalët që përdorni.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të martën do ju lindin mendime nëse keni për t’i bërë disa qortime partnerit tuaj. Në punë, kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, mos e humbisni motivimin dhe planifikoni të ardhmen në mënyrë të qartë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Do të keni disa takime shumë të bukur për të bërë pasi jeni shumë të gatshëm për njohje të reja. Këto ditë mund të vijnë edhe propozime të reja në punë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Situata përmirësohet në aspektin e dashurisë sepse Hëna do të kthehet në favorin tuaj gjatë pasdites. Në punë nëse jeni hasur me probleme, ruani qetësi sepse do të vijnë ditë të bukura.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Kini durim për të përballuar çdo situatë të pakëndshme me të dashurën/të dashurin tuaj. Në punë mund të merrni propozime të reja, por do të merrni kohë për të bërë vlerësime sepse nuk doni të bëni gabime.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri, Hëna është në anën tuaj dhe ju mendoni se mund t’i besoni atij/asaj më shumë se vetes. Ju duhet të bëni një punë shumë kërkuese, por kjo nuk ju lejon të fitoni aq sa do të dëshironit.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kini vëmendje në dashuri, mund të debatoni për arsye parash. Por kjo zgjidhet vetëm me qetësi dhe punë të palodhshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Temperaturat -12°C...njihuni me parashikimin e motit për sot