Dita e Mësuesit/ Normales së Elbasanit i dhurohet busti i Hasan Prishtinës, në Korçë çelet ekspozita me koleksionin e abetareve

Në Ditën e Mësuesit u çel ekspozita me koleksionin e abetareve në ambientet e Muzeut të Arsimit në Korçë. Janë libra të vjeter autentikë mes tyre, abetarja e Naum Veqilarxhit.

“Viti 2014 shënon 180-vjetorin e alfabetit të parë shqip të Kjo është një abetare unike e Veqilarxhit, kopjo origjinale, pjesë e bibliotekës sonë. Kjo është abetarja që ka përdorur Sevasti Qiriazi në Shkollën e Vajzave. Kemi të ekspozuar dhe abetaren e Kristoforidhit, me alfabetin e së cilës është shkruar dhe Ungjilli i Elbasanit”, informoi Jorida Tollkuçi, drejtore e bibliotekës.

Ndërsa muzuet të Normales së Elbasanit iu dhurua busti i Hasan Prishtinës personalitetit të shquar të kombit shqiptar.  Ceremonia bëri bashkë pasardhës të familjes Prishtina, shqiptare nga mbarë trojet shqiptare, mësues dhe personalitete.

“Është e përjetësuar në bronx figura e Hasan Prishtinës që ka pasur një kontribut të madh për arsimin”.

Ish-Kryeministri Hasan Prishtina në vitin 1910 shkriu gjithë pasurinë që e posedonte në Shkup per të shkolluar një grup djemsh  në Normalen e Elbasanit.

G.K/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi