Dita e njohjeve të reja për beqarët, por lexoni disa këshilla/ Zbuloni horoskopin për sot

Dita e njohjeve të reja për beqarët, por lexoni disa këshilla/ Zbuloni horoskopin për sot

DASHI
Pas një periudhe delikate për jetën ne çift gjerat sot kane për t’iu ecur me mire. Nuk do keni me debate pa kuptim dhe do mateni para se te flisni. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te joshur dike, por me mire t’i marrin gjerat shtruar. Do vije edhe momenti ideal për ta. Me financat duhet te tregoheni shume me te kujdesshëm nga me pare sepse përndryshe situata do përkeqësohet.

DEMI
Do ndiheni shume te vetmuar sot ju te dashuruarit dhe do mërziteni. Partneri do jete i angazhuar me pune dhe nuk do iu kushtoje kohen e duhur. Beqaret do ja kalojnë mire me disa persona te rinj qe do njohin dhe mund te mendojnë për diçka me shume. Sektori i financave do jete i qete. Do dini t’i kryeni me kujdes shpenzimet dhe do e mbani situatën te qëndrueshme.

BINJAKET
Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për çështjet e zemrës. Do bashkëpunoni fort për gjithçka me partnerin dhe marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Beqaret duhet te dine si te sillen me personat qe do takojnë sepse prej saj do varet gjithë vazhdimësia e jetës sentimentale. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente qe te mos iu ndodhin probleme me vone.

GAFORRJA
Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite dhe mund te mërziteni me gjerat me te vogla qe mund t’iu thotë partneri. Ne fakt me mire flisni hapur me te dhe dëgjojini shpjegimet ne vend qe te mbani kokën mënjanë. Beqaret do jene shume moskokëçarës dhe as qe do pranojnë te dalin neper takime. Buxheti nuk do jete i keq, por kujdes me shpenzimet dhe harxhimet e kota.

LUANI
Nëse jeni ne një lidhje dhe kohet e fundit gjerat iu kane ecur mire, sot mund te merrni një surprize akoma me te madhe. Zemra juaj do rrahe edhe me fort se me pare. Beqaret nuk do reflektojnë gjate për te filluar një lidhje dhe do bëjnë atë qe do mendojnë për momentin. Financat do jene te kënaqshme megjithatë mundohuni te mos tregoheni impulsive me shpenzimet tuaja.

VIRGJERESHA
Gjate kësaj dite do kërkoni shume nga partneri juaj dhe mund te mërziteni pak kur ai te mos ua plotësojë dot te gjitha dëshirat. Për te mos vuajtur, me mire kthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret kane për te pasur një dite mjaft dinamike e te mbushur me njohje te reja. Ne planin financiar do iu jepen plot mundësi te reja për ta ndryshuar situatën. Shfrytëzojini sa te mundeni!

PESHORJA
Nëse jeni ne një lidhje, sot duhet te gjeni një mënyrë për te folur hapur me partnerin dhe për te zgjidhur çdo mosmarrëveshje te mëparshme. Po e mbajtët zemërimin përbrenda do ndiheni keq dhe nuk do dashuroheni dot ashtu si duhet. Beqaret duhet te kenë besim tek miqtë dhe le t'i pranojnë propozimet për takime qe do nxiten prej tyre. Ne planin financiar gjithçka do ece me se miri.

AKREPI
Ka mundësi te jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do mundoheni ta kontrolloni atë ne çdo moment. Kjo gjë do ndeze shpesh debate dhe konflikte te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Me financat do jeni pafundësisht te kujdesshëm dhe nuk do përballeni me surpriza te këqija.

SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift do jete shume e paqëndrueshme sot. Do keni zënka shume te forta ne mëngjes, ne mesdite do qetësoheni dhe do i shprehni ndjenjat, ndërkohë qe ne mbrëmje mund te ketë serish konflikte. Beqaret do kenë njohje te njëpasnjëshme dhe mund te fillojnë edhe një lidhje fiks ashtu si e kishin ëndërruar. Edhe te ardhurat do jene kryesisht te kënaqshme.

BRICJAPI
Nëse jeni ne një lidhje duhet patjetër te toleroni dhe ta dëgjoni mendimin e tjetrit, pasi ne te kundërt keni për te pasur gjithë kohës debate me te. Beqaret nuk do pranojnë te sakrifikojnë lirinë e tyre për te krijuar një lidhje duke refuzuar disa mundësi qe vijnë vetëm njëherë ne jete. Financat nuk do jene ende ne nivel aq te mire sa për te kryer investime serioze.

UJORI
Do keni nevoje te papërmbajtshme për pavarësi dhe liri sot kështu qe do debatoni ashpër ne disa raste me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër nuk duhet te mendoni kurrsesi se jeni perfektë dhe ta kritikoni për gjithçka atë qe keni ne krah. Nëse me shpenzimet nuk i vini kufij vetes situata do ju dale shpejt jashtë kontrollit. Mendoni pak edhe për te ardhmen.

PESHQIT
Ambient i qete dhe i ngrohte do jete ky i sotmi për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë te dashurit te zemrës dhe nuk do ankoheni për asgjë. Beqaret do jene pozitive dhe do pranojnë te njihen me personat qe do i ftojnë. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ne planin financiar perspektivat janë te mira, por gjithsesi nuk duhet te shpenzoni si te marre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura