Dita e parë e armëpushimit
Izrael-Hamas e respektojnë

Dita e parë e armëpushimit<br />Izrael-Hamas e respektojnë
GAZA - Lëvizja palestineze e Hamas-t që qeveris në Gaza dhe Izraeli, ranë dakort për pushimin e zjarrit që për 8 ditë u mori jetën të paktën 170 palestinezëve dhe 5 izraelianëve.

Lajmi për armëpushimin u njoftua rreth orës 19:00 nga kryeministri egjiptian Mohamed Kamel Amr para se të hynte në fuqi në orën 21:00 me orën lokale të së mërkurës.

Në konferencën e shtypit ku u konfirmua lajmi zyrtar nga Kryeministri egjiptian përkrah Sekretares së Shtetit Amerikan Hillari u falenderuan të gjithë ndërmjetësuesit të përfshirë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm.

Lajmi për armëpushimin u festua gjatë natës nga mijëra banorë të Gazës, ku mbushën rrugët duke ngritur flamuj dhe duke lëshuar fishekzjarre.

Sipas kushteve të marrëveshjes Izraeli do të ndalojë bombardimet ajrore dhe bllokadën në Rripin e Gazës ndërkohë edhe Hamasi do t’i japë fund të gjithave sulmeve raketore nga Gaza drejt territorit izraelit.

Në një njoftim të zyrës për media të kryeministrit Netanyahu thuhet se Izraeli i pranon kushtet dhe kërkon siguri që heqja e bllokadës të mos shfrytëzohet për armatosjen e Hamasit dhe ka falenderuar edhe SHBA dhe Egjiptin për ndihmën e tyre për vendosjen e armëpushimit.

Gjithashtu edhe lideri i Hamasit, Khaled Meshaal tha se forcat e tij do t’i binden armëpushimit.

Në reagimin e parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes, Sekretari i përgjithshëm i OBK-së, Ban Ki Moon, iu bëri thirrje të dy palëve që të respektojnë kushtet e marrëveshjes.

Ndërkohe deri tani armëpushimi mes Hamasit në Rripin e Gazës dhe Izraelit duket se po respektohet.

(lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani