Dita e parë e Trump si president
gratë marshim global kundër tij

Dita e parë e Trump si president<br />gratë marshim global kundër tij
Mijëra burra dhe gra kanë manifestuar globalisht në mënyrë paqësore në të gjithë botën për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA.

Ndonëse kjo është dita e parë e manjatit si president pas betimit, manifestuesit kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Në të gjithë botën priten të marshojnë rreth 2.2 milionë njerëz, rreth 200 mijë  në Washington, 40 mijë në Londër.
 
Manifestueset janë kryesisht gra dhe protesta të tilla janë zhvilluar në shumë shtete të botës si Australi, Zelandë e Re apo edhe në Milano të Italisë. Mes sloganeve dhe pankartave që manifestuesit mbajnë në duar shkruhet Të drejtat e grave janë të drejta njerëzore dhe Të shkarkohet Trump.
 
Një marshim i tillë global gjatë fundjavës ishte parashikuar pak ditë para inaugurimit të Donald Trump.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme ceremonia e betimit të manjatit u shoqërua nga protesta të shumta. Madje u shënuan përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në pranga përfunduan rreth 200 persona pasi thyer xhamat e disa bizneseve dhe dogjën makina. 

[gallery]20690[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot