Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë.

Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës së tij.

"Më shumë urdhra ekzekutivë do të miratohen", u tha zoti Hegseth gazetarëve sot në Pentagon, në ditën e tij të parë të plotë në këtë detyrë.

Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.

Zoti Hegseth u përshëndet në hyrje të godinës (Pentagonit) nga ushtaraku më i lartë, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjenerali i Forcave Ajrore C.Q. Brown, të cilin sekretari i mbrotjes e ka kritikuar në një nga librat e tij të fundit.

I pyetur nëse do ta largonte nga detyra zotin Brown, zoti Hegseth u përgjigj me shaka se ai po qëndronte pranë tij.

"Po qëndroj pranë tij në këto momente dhe mezi pres të punoj me të", tha ai duke i vendosur dorën mbi shpatulla zotit Brown.

Agjencia e lajmeve 'Reuters' ka njoftuar më herët mbi mundësinë e shkarkimeve në masë të oficerëve apo drejtuesve të rangut më të lartë në ushtri, diçka që zoti Hegseth vazhdimisht refuzoi ta përjashtonte gjatë procesit të konfirmimit të tij në Kongres.

Emërimi i zotit Hegseth krijoi përçarje në Senat, pasi pozita e lartë në Pentagon historikisht u është besuar kandidatëve me përvojë të thellë në drejtimin e organizatave të mëdha, e që gëzojnë mbështetje të gjerë dypartiake./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot