Dita e parë në Shtëpinë e Bardhë
Trump shfuqizon ligjet e Obamës

Dita e parë në Shtëpinë e Bardhë<br />Trump shfuqizon ligjet e Obamës
SHBA-Presidenti  i SHBA Donald Trump ka në plan të anulojë shumë prej vendimeve ekzekutive të paraardhësit të tij Barack Obama.

Dhe aksioni i manjatit do të nisë që në ditën e parë kur Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar.

Lajmi u konfirmua nga sekretari i ri i Trump Sean Spicer i cili u shpreh se pasardhësi i Obamës do të shfuqizojë shumë prej rregullave të cilat janë ndërmarrë deri më tani nga administrata Obama, aksione të cilat sipas tij kanë penguar rritjen ekonomike të vendit.

Por Spicer nuk është shprehur se cilat do të jenë  konkretisht vendimet të cilat do të shfuqizohen.

Megjithatë, Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj lëvizjeve të Obamës mbi emigracionin, energjinë dhe politikën e jashtme, dhe mund të kërkojë mënyra për t'i ndrequr.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf