Dita e Pavarësisë, Kerry: Shqipëria
forcë për stabilitetin në Ballkan

Dita e Pavarësisë, Kerry: Shqipëria<br />forcë për stabilitetin në Ballkan
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka dërguar një mesa urimi për të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. Ndërsa përgëzon popullin shqiptar për 102-vjetorin e Pavarësisë, Kerry në mesazhin e tij e vlerëson Shqipërisë si një aleate të fortë dhe të besueshme të NATO-s. Duke u shprehur se Shqipëria është një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Sekretari Amerikan i Shtetit shpreh edhe falënderime për kontributet kundër ISIS.
 
Në mesazhin dërguar popullit shqiptar, Sekretari Kerry thekson mbështetjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë, si “partner dhe aleat i palëkundur”
 
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë
 
Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë të 102të më 28 nëntor. Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për misionet ISAF dhe Mbështetja e Vendosur në Afganistan, si dhe kontributet e tyre të menjëhershme dhe të çmuara për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIL.
 
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Me këtë rast të posaçëm, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush si partneri dhe aleati juaj i palëkundur”, thuhet në mesazhin e urimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën