Dita e Pavarësisë së SHBA, Meta uron Biden: Mirënjohës për mbështetjen!  Shqipëria e vendosur për të zhvilluar edhe më tej lidhjet tona strategjike

Dita e Pavarësisë së SHBA, Meta uron Biden: Mirënjohës për mbështetjen!  Shqipëria e vendosur për të zhvilluar edhe më tej lidhjet tona strategjike

Presidenti i Ilir Meta, i ka dërguar një letër urimi Presidentin amerikan, Joe Biden, për 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Meta shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë vendit tonë, ndërsa thotë se miqësia mes SHBA dhe Shqipërisë, do të forcohet edhe më tej.

"245-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell, edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin e madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë dhe të begatë. I njëjti mesazh urimi u shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona. Ne ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, ashtu siç jam i sigurt se ndiheni edhe Ju, si dhe besoj se miqësia jonë e përbashkët e me rrënjë të thella, do të forcohet akoma edhe më tepër. Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu", shkruan Meta.

Po ashtu, Presidenti Meta rithekson vendosmërinë  Shqipërisë për të qëndruar krah për krah me SHBA dhe për të zhvilluar më tej lidhjet strategjike midis dy vendeve.

"Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike! Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!", përfundon Meta urimin e tij.


Lajmi kryesor:

SHBA feston 245 vjetorin e Pavarësisë! Yuri Kim: E kapëm me krenari dorën e Shqipërisë dhe s’e lëshuam kurrë, të çojmë përpara demokracinë! Uron Rama, Meta e Basha


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj