Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Dita e premte nis me dyshime në dashuri. Në punë, ndiheni të lodhur ndaj përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Në dashuri, dita do të jetë e kënaqshme. Në punë, disa projekte nisin me lëvizje të ngadalta. Bëni mirë të kompensoni kohën e humbur.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Falë ndikimit të Hënës, dita e premte dhe e shtuna do të jenë fantastike. Nga ana tjetër, bëhuni gati se do të ketë lajme të mira në punë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Të premten duhet të tregoheni që jeni të pjekur, të paktën në marrëdhënie me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni. Ndërsa në punë ka lajme të reja, por bëni kujdes që t’i menaxhoni siç duhet.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, veproni brenda ditës së premte. Në punë, megjithatë, jeni në një fazë rikuperimi, por duhet të rishikoni llogaritë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Në dashuri, nëse partneri juaj nuk ju dëgjon të premten, mund të acaroheni. Në punë, ka një farë padurimi pasi periudha e sapo përfunduar ka qenë mjaft e lodhshme.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Në dashuri tani gjërat janë më të mira, veçanërisht për çiftet. Në punë, ka mundësi që të ketë tension me shefat.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Dy ditët e ardhshme në dashuri do të jenë interesante. Në punë, do të keni mundësinë të nënshkruani një marrëveshje.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Të premten keni dëshirë për dashuri, shfrytëzojeni për të surprizuar partnerin. Në punë, do të keni më në fund zgjidhjen për t’i dhënë drejtim projektit me të cilin po punoni.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Më në fund do të ketë emocione të bukura falë ndikimit të Hënës. Në punë, keni energji të mirë dhe jeni të aftë për ta drejtuar atë në projekte konstruktive.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri, Hëna do t’ju bëjë të dukeni të qartë dhe të vendosur në sytë e partnerit tuaj. Në punë, nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, mos e vononi.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri, nëse kohët e fundit keni pasur probleme, të premten do të rikuperoheni. Në punë, keni intuitë fituese, por qëndroni larg situata që sjellin debate.