SHKUP - UNHCR ka kujtuar sot 20 qershorin, Ditën Botërore të Refugjatëve edhe në Maqedoni, e cila është mbushur me refugjatë nga vendet afrikano – aziatike, por edhe nga Kosova.
Një ditë me moton: “Një familje e ndarë për shkak të luftës është tepër” shënohet sot në Qendrën për pranim të azilkërkuesve në Vizbeg të Shkupit, me aktivitete të organizuara nga Kryqi i Kuq.
Në këtë qendër tashmë gjenden dhjetëra refugjatë nga vendet konfliktuale; nga Afrika dhe Azia, por edhe refugjatët e mbetur të komunitetit rom nga Kosova.
Qendra për pranim e azilkërkuesve është stërmbushur së fundi nga refugjatë kryesisht nga Siria, Afganistani, Pakistani, Somalia, Tahiti, Tunizia etj, të cilët përveç një qëndrimi të shkurtër largohen në drejtime të panjohura drejt vendeve evroperëndimore përmes Serbisë.
Ndërkohë, që nga lufta e Kosovës në këtë qendër tashmë janë adoptuar edhe qindra refugjatë të komunitetit rom nga Kosova.
Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni, 20 prej 713 shtetasve nga Kosova e kanë statusin e refugjatit, ndërsa 639 janë nën mbrojtje.
Kjo mbrojtje do të thotë se ata janë të lejuar të qëndrojnë në vend dhe u njihet e drejta e azilit, sepse ka arsye të forta për të besuar se ata mund të përballen me rreziqe serioze, nëse kthehen në vendlindjen e tyre. Disa prej tyre janë vendosur në qendrën në Vizbeg dhe disa jetojnë në shtëpi private.
UNHCR shënon forcën dhe qëndrueshmërinë e mbi 45 milionë njerëzve në botë, që janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës ose persekutimit. Aksionet e shumëfishta emergjente kanë detyruar një numër rekord të braktisin shtëpitë e tyre.
Fushata “1 familje” ka për qëllim t’i kujtojë botës se viktima të luftës janë: nëna, baballarë, bij dhe bija dhe se madje 1 familje e ndarë për shkak të luftës është tepër. (INA)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com