Dita e Rinisë, Rama: Koha që
demokracia të fitojë për njerëzit

Dita e Rinisë, Rama: Koha që <br />demokracia të fitojë për njerëzit
TIRANE-  Kryetari i Partisë Socialiste duke përcjellë urimin për ditën e Rinisë thotë se ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.

Duke kujtuar lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990, Rama nënvizon se ndërsa në atë periudhë ishin studentët ata të cilët fituan demokracinë, tani në 2011 demokracia duhet të fitojë për ta.

“Në 8 dhjetor 1990 njerëzit nisen të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.” Shkruan në rrjetin e tij social, Edi Rama. Gjatë pasdites kryesocialisti pritet të ketë takime me studentë.

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?