Dita e Rinisë, Studentët e Dhjetorit
festojnë të ndarë

Dita e Rinisë, Studentët e Dhjetorit<br />festojnë të ndarë
TIRANE- Studentët e Dhjetorit ‘90 festojnë të ndarë në dy kampe 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Edhe pse një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë së bashku, ishte e pamundur që ata të cilët para 24 vitesh aderuan për një kauzë, të ishin edhe dje krah njëri-tjetrit.

U pa qartë se Dita e Rinisë u nda në dy pole, krerët e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeminstri Berisha festuan në Qytet Studenti 8 dhjetorin së bashku me një grup Studentësh të Dhjetorit ‘90.

Ndërsa grupi tjetër i këtyre studentëve, ku bënte pjesë Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi festuan paralelisht në Hotel Tirana. Lidhur me këtë fakt deputetja demokrate është shprehur se për të ka munguar ftesa nga ana e Partisë Demokratike për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga PD.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim