'Dita e sotme në favorin tuaj', ja çfarë parashikojnë yjet

'Dita e sotme në favorin tuaj', ja çfarë parashikojnë yjet

Dashi

Keni për të qenë kundër mendimeve dhe veprimeve të personave që ju rrethojnë. Nuk ju pëlqen asgjë. Provoni të shfryni nervat tuaja ndoshta duke bërë pak sport.

Demi

Nuk keni për ta vrarë mendjen shumë për problemet që keni sepse ditën e sotmr doni t’ia dedikoni vetëm argëtimit tuaj. Keni për të organizuar një mbrëmje të paharrueshme.

Binjakët

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mendoni për të ardhmen tuaj. Duhet të bëni plane afatgjata si për familjen, ashtu edhe për punën tuaj.

Gaforrja

Çdo gjë që ju do të bëni sot ka për t’ju ecur mbarë. Jeni në kulmin e energjive tuaja pozitive dhe duhet të shfrytëzoni këtë moment.

Luani

Edhe pse nuk jeni shumë të zotët të zgjidhni problemet tuaja sentimentale, sot keni për të bërë të pamundurën për të ndryshuar, aq sa dhe partneri juaj ka për t’u habitur shumë.

Virgjëresha

Pasionet tuaja kanë për të bërë që të humbni shumë kohë sot. Ju këshillojmë të qëndroni më afër dhe të shpenzoni më shumë kohë me familjarët.

Peshorja

Familja do të jetë në mendimet tuaja, edhe pse nuk dini se si do të reagojnë pasi ju të flisni me ta për një problem tuajin. Sidoqoftë nga darka duhet të flisni hapur me ta.

Akrepi

Sigurisht, dita e sotmeka për të qenë në favorin tuaj. Keni për të qenë shumë romantik, pasi keni zbuluar që partnerit tuaj i pëlqen më shumë kur jeni të tillë.

Shigjetari

Që në mëngjes keni për të vënë re se dita e sotmedo të jetë shumë engadaltë dhe do të keni frikë se mos nuk përfundoni dot planet që keni.

Bricjapi

Përpara se të merrni vendime të rëndësishme sot, mundohuni të kërkoni këshillën e personave që gjithmonë ju këshillojnë për mirë. Keni për të takuar një person.

Ujori

Do të keni kohë të lirë për t’iu dedikuar atyre gjërave që zakonisht ua lini të tjerëve për t’i përfunduar. Kujdes se si do të flisni kur të jeni me shoqërinë tuaj.

Peshqit

Keni për të kaluar një ditë normale, që mund të ndryshojë nga momenti në moment. Kujdes me shpenzimet e tepruara dhe me gjërat që nuk i keni të nevojshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Kryesia e re e Partisë së Lirisë, largohet Kryemadhi! Zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari dhe Elona Guri (EMRAT)

Miratohet Kryesia e re e Partisë së Lirisë, largohet Kryemadhi! Zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari dhe Elona Guri (EMRAT)