Dita për çiftet pritet të jetë shumë premtuese/ Njihuni me parashikimin e horoskopit për sot

Dita për çiftet pritet të jetë shumë premtuese/ Njihuni me parashikimin e horoskopit për sot

Foto ilustruese

DASHI (21.mars - 20. prill)

Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime te mëdha gjate kësaj dite. Do ndiheni me te afërt me partnerin dhe me te gatshëm për te bere lëshime te vogla. Beqareve do ju refuzohen disa ftesa qe do bëjnë, por kjo nuk do i pengoje ata te bëjnë ende përpjekje. Buxheti do jete i kënaqshëm megjithatë nëse keni shpenzime te konsiderueshme për te bere me mire tregohuni te kujdesshëm.

DEMI (21.prill - 21. maj)

Me shume prioritet sot do ketë jeta ne çift. Do bëni çmos qe ta bëni me te forte lidhje tuaj dhe do ia arrini qëllimit. Do e përkëdhelni edhe me shume njeri-tjetrin. Beqaret do takojnë dike. Do ju duket sikur është princi i kaltër, por pas disa ditësh do e kuptojnë se kishin gabuar. Kujdes! Dielli do iu shtyje te bëni me shume shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do te pakësohen.

BINJAKET (22.maj - 21.qershor)

Pas problemeve qe keni pasur kohet e fundit sot do ndiheni shume me te qete dhe te gatshëm për te bashkëpunuar me partnerin. Çdo hap keni për ta hedhur me kujdes dhe shume maturi. Beqaret do kenë takime premtuese, megjithatë do preferojnë te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Çështjet financiare do marrin vëmendje me te madhe sot dhe për çdo hap do bëni kujdes.

GAFORRJA (22. qershor - 22. korrik)

Prezenca e Venusit do e beje situatën tuaj ne çift edhe me te mire se me pare. Do jeni ne humor te mire dhe do mendoni edhe për surpriza te këndshme qe do e ndezin situatën. Beqaret do e hapin zemrën dhe do jene te gatshëm te realizojnë çdo takim qe do ju propozohet. Për sa iu përket financa shmangni ekstravagancat dhe kryeni me kujdes çdo investim te nevojshëm.

LUANI (23. korrik - 22. gusht)

Ne planin sentimental do keni me shume se kurrë besim tek partneri. Do doni te qëndroni gjithë ditën pranë tij. Do kaloni çaste te këndshme. Beqaret do pëlqejnë dike dhe do mendojnë se ai është prona e tyre. Kujdes, mos e teproni. Për te shpenzuar aq sa doni duhet qe me pare te merrni masa për te rregulluar financat. Sot do ia dilni mbanë fale këmbënguljes suaj.

VIRGJERESHA (23. gusht - 23. shtator)

Dita e sotme për çiftet pritet te jete shume premtuese. Venusi do iu beje ta shijoni sa me shume lidhjen tuaj. Shprehini sa me shume ndjenjat. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur, megjithëse nuk do kenë dëshirë te fiksohen. Dite ideale për aventura. Situata financiare do jete e mire dhe ju do keni fat me shumice. Përfitoni nga kjo për te hequr disa lek mënjanë.

PESHORJA (24. shtator - 23. tetor)

Do kërkoni me shume liri sot dhe do doni te çliroheni nga detyrimet e jetës ne çift. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia kërkuar këto partnerit sepse përndryshe mund te keni mjaft probleme. Beqaret do gjenden ne një dileme te madhe për te zgjedhur personin e duhur. Merrni gjithë kohen për t’u menduar. Beni kujdes ne planin financiar dhe ulni shpenzimet qe mos keni surpriza te këqija.

AKREPI (24. tetor - 22. nëntor)

Fale influencës se Venusit do keni një përmirësim te jetës suaj ne çift sot. Jepni po aq sa merrni dhe shtoni dozat e imagjinatës. Beqaret do jene sharmante dhe do bëjnë çmos për te gjetur personin ideal. Planetët do iu përkrahin dhe do keni shume fat. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes mos merrni vendime te mëdha. Nuk është momenti i duhur as për te bene shpenzime te tejskajshme.

SHIGJETARI (23. nëntor - 21. dhjetor)

Nëse jeni ne çift dhe jetoni bashke me atë qe doni, nuk duhet te ngatërroni financat. Kjo do jete pika e dobët për te cilën mund te lindin edhe debate te mëdha. Beqaret nuk do dine çfarë te bëjnë. Ndihen vetëm, por nuk janë te sigurte nëse duan dike pranë apo jo. Sqarohuni njëherë me veten para se te merrni vendime. Ambienti yjor nuk është i favorshëm për financat.

BRICJAPI (22. dhjetor - 20. janar)

Asnjë planet nuk do influencoje sot ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane kaluar një periudhe konfliktuale do rigjejne qetësinë. Do jeni me tolerante dhe te hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare ne pune. Përgatituni! Financat do te influencohen nga Saturni. Nuk do te ketë ulje te tyre, përkundrazi priten përmirësime.

UJORI (21. janar - 19. shkurt)

Marrëdhënia juaj me partnerin do vazhdoje te jete e paqëndrueshme. Do keni te papritura jo shume te këndshme dhe skenat e xhelozisë do pushtojnë gjithë ditën. Beqaret nuk duhet te tregohen aspak impulsive sepse do bëjnë gabimet për te cilat do pendohen gjithë jetën. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse situata nuk është shume e qëndrueshme<./p>

PESHQIT (20. shkurt - 20. mars)

Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet. Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt