Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore ndërsa ultësira perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.