Dita e të moshuarve, historia e Sotiraq Fotos: Si më ndryshoi mendimi për azilin

Sotiraq Foton e takojmë te shtëpia e të moshuarve, ku për nder të tyre, është organizuar një festë në këtë ditë botërore të moshave të treta. Ai dhe miqtë e tij vështrojnë fëmijët teksa këndojnë e recitojnë për ta, duke pasur kështu mundësinë për të përjetuar një emocion të munguar. Sotiraqi nuk ka pasur fëmijë. Ai është banor i shtëpisë së të moshuarve në Tiranë që prej një viti e gjysmë. Kolonjari 73 vjeçar nuk ishte ndarë kurrë nga vendlindja e tij Erseka, apo edhe nga shtëpia ku jetoi për më shumë se 45 vite me gruan. Por, ai vendosi të linte strehën e tij kohë më vonë pas vdekjes së bashkëshortes, gati 7 vite derisa një ditë mori vendimin për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve.

Unë kisha shtëpinë në Ersekë dhe e shita. Kisha plaçka shumë të mira, por ua fala të tëra njerëzve. E kisha menduar këtu nuk doja të vija po sëmundja më solli. Opinioni ka qenë shumë i keq.Uh në azile. Ku do vesh? Kjo është një shtëpi për të moshuarit si gjithë të tjerët dhe është shumë e shkëlqyer. Po. Këtu do rri. S’kam ku vete.

Sotiraq Foto, i moshuari që jeton në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë

Sotiraqi tregon se mendimi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve ka qenë ndryshe nga çfarë sheh tani. Tanimë Sotiraqi ndjehet si në shtëpinë e tij. Ka miq dhe shokë, të cilët i konsideron si familje. Për të kjo është banesa deri në fund të jetës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?