Dita e tokës, Gjermeni pret
nxënësit e shkollës ‘Ramaz Jarani”

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare publike “Ramazan Jarani” në Tiranë ishin të parët që vizituan ekspozitën “Ditar i një hapësire”, çelur mbrëmjen e së enjtes në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në kuadër të Ditës së Tokës, ata zhvilluan një vizitë në ekspozitën e konceptuar si një udhëtim në kohë në hapësirën e quajtur Shqipëri.
Në rolin e mikpritëses së vizitorëve të vegjël, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni vlerësoi mes të tjerash kontributin që brezi i ri duhet të japë për mbrojtjen e tokës
dhe respektimin e territorit në vendin tonë.

Nën shoqërimin e Ministres Gjermeni dhe përmes shpjegimeve dhe informacioneve të dhëna nga Drejtorja e AKPT, Adelina Greca nxënësit e shkollës “Ramazan Jarani” janë njohur me ekspozitën, që shihet edhe si këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme.

Ata janë ndalur në të gjitha stendat e ekspozitës duke shfaqur interes veçanërisht për instalacionin “Shqipëria 2030”, një model i papraktikuar më parë në vendin tonë. Në këtë hapësirë, nëpërmjet formatit 3d janë projektuar me imazhe dhe audio tre planet kombëtare, duke dhënë një ide të qartë se si do të jetë Shqipëria pas 15 vitesh.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?