Dita e tretë, takimi me ambasadorët
Majko:S'dini ku janë emigrantët

Dita e tretë, takimi me ambasadorët<br />Majko:S'dini ku janë emigrantët<br>
Pandeli Majko është shprehur kritik për punën e ambasadorëve sa i përket lidhjeve me emigrantët dhe diapsorën. Ai kërkoi më tepër angazhim nga diplomatët dhe informacion për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Ndërkaq, kryeministri Rama kërkoi organizim të diasporës, që deri më tani janë lënë në harresë. Në mbyllje të aktivitetit tre ditorë me ambasadorët për Diplomacinë Ekonomike ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Ky i fundit nuk u tregua aspak diplomatik teksa iu drejtua me nota kritike ambasadorëve, se ata nuk kanë as informacion se ku ndodhen emigrantët, apo aktiviteti i tyre.

“A keni një regjistër për organizatat e komunitetit shqiptar në vendet që mbulon ambasada juaj? Cilat janë aktivitetet që organizoni me komunitetin shqiptarë përveç ditës së flamurit kombëtar?

A i keni takuar ndonjëherë mësuesit e gjuhës shqipe në vendin ku ju punoni si ambasadorë? A e dini numrin e shtetasve shqiptar të burgosur në vendin ku zhvilloni aktivitetin diplomatik?”
pyeti Majko.

“Kam marrë dhjetëra mesazhe dhe email nga organizata të ndryshme, të komuniteteve të shqiptarëve në botë. Asnjë prej tyre nuk kërkoj komunikim nëpërmjet ambasadës apo konsullatës, pa tejkaluar boshllëkun me migracionin shqiptar, nuk ka mundësi që si shtet të arrijmë standardin evropian.

Ne gënjejmë veten se mund të jemi të gatshëm për integrimin evropian, kur ne nuk dimë të flasim shqip me bashkëkombasit tanë që kanë shtetësi të vendeve perëndimore
,”tregoj Majko.

Ndërkaq, kryeministri Rama u bëri thirrje ambasadorëve që të jenë aktiv dhe të rrisin kontaktet për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri, dhe kryesisht të diasporës shqiptare, që sipas tij deri më sot janë lënë në harresë nga shteti shqiptar.

“E kemi vënë re dhe e kostatojmë këtë thuajse në mënyrë të përditshme, që ka një rritje të interesit për investime në vendin tonë, posaçërisht në turizëm. Kemi një plan konkret për të zhvilluar marrëdhëniet me diasporën, në kohën që kemi në dispozicion ne mund të bëjmë shumë më tepër se kaq.

Mund të përfitojmë nga kjo forcë e shtrirë në territorin e Evropës apo vendeve të tjera aty ku është shërbimi i jashtëm për të sjellë investime për zhvillimin e ekonomisë së vendit,”
tha Edi Rama.

Sot ishte dita përmbyllëse e takimit tre ditor me temë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi” ku të pranishëm kanë qenë ambasadorët shqiptarë dhe përfaqësues të qeverisë. Fokusi i punimeve ka qenë sjellja e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot