Edhe në Sarandë, njësoj si në Vlorë dhe Berat, është zhvilluar normalisht ceremonia e hedhjes së kryqit (Epifania).

Pavarësisht motit të keq me reshje shiu, det të trazuar dhe erë të fortë, 24-vjeçari Andrea Baruta ka kapur për të dytin vit Kryqin e Shenjtë në Sarandë, në Ditën e Ujit të Bekuar. Mesha dhe riti solemn u drejtuan nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.

Mes lutjeve dhe pjesëmarrjes së shumtë të qytetarëve, momenti i hedhjes së Kryqit në ujë u shndërrua në një ngjarje simbolike, që përcjell bekim, shëndet dhe mbarësi. Kapja e Kryqit konsiderohet një bekim i veçantë dhe një shenjë force, besimi dhe guximi.

Ceremonia u zhvillua sipas traditës së Kishës Orthodokse, duke mbledhur besimtarë të shumtë që ndoqën me emocion këtë ritual të rëndësishëm fetar, i cili përsëritet çdo vit në Sarandë.


Lajmi kryesor:

Epifania/ Zhvillohet Shërbesa e Ujit të Bekuar, anulohet hedhja e kryqit në Durrës e Gjirokastër! Besimtarët sfidojnë motin e keq në Berat, Vlorë e Sarandë