Kyeministri Edi Rama dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha kaluan 14- Marsin në qytetin që e kanë traditë festën e Ditës së Verës, si Rama dhe Basha vizituan panairin me rastin e kësaj feste, nga ku kanë përcjellë dhe urimet e tyre.

Kam filluar të mos mbaj dot mend që kur kemi ardhur këtu në Elbasasn për ditën e parë të verës, por ama mbaj mend sesi ka qenë Elbasani dhe e vërteta është që në këtë ditë vere, patjetër nuk është e vështirë të shquhen ndryshimmet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar.Të tjera  patjetër do të ndodhin, dhe ajo që është më e rëndësishmja, është të fuqizojmë vazhdimisht mundësitë e njerëzve për të patur më shumë punësim, për të patur më shumë ekonomi”, tha Kryeministri Edi Rama.

 “Dua ti uroj nga zemra të gjithë ata sipërmarrës artizanë, tregtarë, të cilët çdo vit paraqesin punimet dhe prodhimet e tyre në këtë panair. Jam i impresionuar në veçanti nga disa nga këto biznese, kam parë një bashkim vullnetar të zonjave shtëpiake që bëjnë punime dore, kam parë një përparim shumë të mirëpritur në industrinë e prodhimit dhe mbledhjes së mjaltit”, tha Lulzim Basha.

Ashtu si Elbasani dhe kryeqyteti është përfshirë nga festa e Ditës së Verës.
Politikanët kanë uruar qytetarët që në orët e para të mëngjesit nga disa pamje në rrjetet sociale. 

a.m/Shqiptarja.com