Është mirpritur mbrëmjen e sotme në qytetet në vend (13 shkurt) 'Dita e Verës'. Elbasani ka nisur festimet për 'Ditën e Verës' duke e mirëpritur me një koncert në sheshin kryesor, ku qindra qytetar janë mbledhur për shijuar muzikën e këngëtarëve dhe duke kërcyer.

Ndërkohë, në Korçë qytetarët kanë ndezur zjarre para shtëpive, një ritual që simbolizion ardhjen e pranverës.

Kjo simbolikë e zjarreve shoqërohet edhe me tradita si është edhe përgatitja e ushqimeve tradicionale të kulaçit me vezë apo gatimit të byrekut.

Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë që të festohet.

Sipas traditës, pas ndezjes së zjarreve, banorët kalojnë mbi to, duke respektuar një ritual pagan që simbolizon djegien e të këqijave dhe mikëpritjen e një sezoni tjetër më të begatë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Elbasani mirëpret 'Ditën e Verës' me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar (VIDEO)

 

Qyteti i Elbasanit ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit.

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për shijuar muzikën e këngëtarëve dhe duke kërcyer.