14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para ku qytetarët ndezin zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin. Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, në karantinë dhe me orë policore për shkak të COVID.
Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume si ëmbëlsira tradicionale, por edhe pse në masa antiCOVID, Bashkia e Elbasanit do të zhvillojë disa aktivitete si një treg agro-ushqimor do të hapet në qendër të qytetit ndërsa zejtarët do të ekspozojnë produktet e tyre pranë kalasë do të ketë një ekspozitë pikturash dhe disa aktivitete sportive.
Mbrëmjen e sotme, Bashkia e Elbasanit hodhi fishekzjarr duke dhuruar një spektakël, të cilën qytetarët e shijuan nga dritaret e banesave të tyre, për shkak të orës policore ne vend.
Edhe në Berat mbrëmjen e sotme nisën festimet për ditën e verës, ku disa djem të rinj kanë ndezur një zjarr të madh që simbolizon ardhjen e Pranverës.