Dita kundër AIDS
Topi: Respektoni castin

Dita kundër AIDS<br />Topi: Respektoni castin
Presidenti i Repuiblikës, Bamir Topi, ishte i pranishëm sot në koncertin e bamirësisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it, të organizuar nga “Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës” në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

“Unë nuk dëshiroj të futem në apelet që japin mjekët, por që japin patjetër edhe mësuesit nëpër shkolla, sepse ato janë tashmë apele të njohura dhe fatmirësisht janë apele që dalin jashtë çdo lloj tabuje, që dikur vërtet, as në komunikime shoku me shokun nuk ishin në gjendje të komunikonim në këtë mënyrë. Sot është një shoqëri e hapur dhe shoqëria e hapur, natyrisht ofron, sikurse të ofron çdo ekuilibër jeta – të ofron edhe mundësi, por ofron edhe rrezikun. Pra të jemi të informuar. Me zotin Stojku po komunikoja për rastet klinike që janë në Shqipëri. Janë 478. Mos harroni, janë 478 raste, por në 3% të depistimit. Kjo do të thotë që së pari, shoqëria jonë duhet të dijë të ketë edukatën shëndetësore, të kontrollohet, të diagnostikohet për të njohur veten, për të njohur partnerin, sepse përgjegjësia nuk është më thjesht individuale. Mendoni që njerëzit martohen, lindin fëmijë dhe gjithçka duhet të parandalohet në këtë mënyrë. Sot është një apel për të gjithë strukturat, qofshin këto struktura shëndetësore, qofshin këto struktura edukative: që të gjithë së bashku, sidomos në këtë ditë sensibilizuese për të gjithë, të bëhen bashkë me një zë të përbashkët për ta çuar këtë apel tek e gjithë shoqëria. Unë dëshiroj të falenderoj “Unionin Shqiptar për Cilësinë e Jetës” për mënyrën se si e ka organizuar! Kjo ditë vërtet është një ditë ndërkombëtare sensibilizimi, por ky sensibilizim duhet të vijë në çdo çast të jetës! Një çast është ai. Respektoni çastin! Çasti vërtet mund të sjellë pasoja të parikuperueshme. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, të rinj dhe të reja, gëzojeni jetën! Jeta gëzohet duke ditur rrugët se ku do të shkoni. Jam i bindur që rinia e sotme është e emancipuar, është e hapur, por di ta jetojë jetën, di ta shijojë jetën dhe di ta kontrollojë vetveten. Edhe njëherë në këtë ditë, unë ju uroj të gjithëve që të jeni përçues të këtyre mesazheve që ju i dini po aq mirë sa edhe unë! Falemnderit dhe urime!” u shpreh Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën