Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në

Ministrja Albana Koçiu

TIRANË - Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu përmes një video në rrjetet sociale thekson se dhuna nuk ka justifikim.

Ndërsa shton se që sot ka nisur një fushatë 16 ditore në bashkëpunim me OKB, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ky aksion do bashkojë disa institucione dhe ministrja Koçiu i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme.

'Dhuna nuk ka asnjë justifikim! Ndaj ne vijojmë luftën kundër saj pa kompromis, duke ndërmarrë nisma konkrete dhe fushata ndërgjegjësuese.

Sot nisim fushatën 16 ditore në bashkëpunim me OKB-në, me slloganin #AsnjëJustifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Ky aksion mbarëbotëror bën bashkë institucione, organizata dhe qytetarë në aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore.

Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme, sepse secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin!', thotë Koçiu.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja