E hëna e dytë e shkurtit shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë. Këtë 9 shkurt, vëmendja drejtohet te ndërgjegjësimi për epilepsinë, reduktimit të stigmës së saj dhe promovimit të kurimit të sëmundjes që sipas OBSH, prek mbi 50 milionë njerëz në të gjithë botën.
Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë një shkrim ndërgjegjësues dhe informues mbi epilepsinë dhe ndikimin e saj në përditshmërinë e një pacienti si për shëndetin, ashtu edhe për aspektin social.
ISHP e vendos theksin te informimi me fakte dhe edukimi i publikut për të folur hapur dhe për të qenë më gjithëpërfshirës.
“Kjo ditë shërben si një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi stigmën që shoqëron epilepsinë, një realitet që vazhdon të ndikojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën.
Epilepsia nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik. Ajo prek përditshmërinë, marrëdhëniet shoqërore, arsimin dhe punësimin. Në shumë raste, sfida më e madhe nuk është vetë gjendja shëndetësore, por paragjykimet dhe keqkuptimet që e shoqërojnë.
Keqkuptimet dhe mitet luajnë një rol të madh në krijimin e kësaj stigme. Shpesh epilepsia ngatërrohet gabimisht me sëmundje mendore, konsiderohet si kufizuese për jetën e përditshme apo, në raste ekstreme, edhe si ngjitëse.
Fokusi i këtij viti është informimi i bazuar në fakte dhe edukimi i publikut, si rruga më e sigurt për të sfiduar keqkuptimet dhe për të reduktuar stigmatizimin.
Duke ndarë informacion të saktë dhe duke folur hapur, kontribuojmë në krijimin e një shoqërie më të informuar, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë për njerëzit që jetojnë me epilepsi”, përfundon postimi.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
33.2%
-
Jo
60%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 në 10 shqiptarë mbipeshë! ISHP: Obeziteti shkakton diabet, sëmundje kardiake e kancer! Shifra shqetësuese tek fëmijët
4 Mars, 17:14
-
OBSH fshin Shqipërinë nga lista e vendeve me fruth, ISHP: Rastet sporadike menaxhohen sipas protokolleve, s’ka vend për panik
16 Shkurt, 10:45
-
I vuri gjobë 20 mijë euro zyrtarit të ISHSH-së, arrestohet gazetari Elio Laze! Mori 5 mijë euro, pjesën tjetër do e merrte me 3 këste
12 Shkurt, 14:05
-
Dita Botërore e Epilepsisë/ QSUT: 6 në 1000 banorë të prekur! Neurologët: Me trajtim, 60% e pacientëve jetojnë normalisht
9 Shkurt, 17:46
-
Në 2025 mbi 7 mijë raste me kancer, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës
5 Shkurt, 19:09
-
Gripi në kulmin e qarkullimit, mbi 18 mijë raste në javë! Instituti i Shëndetit Publik: Ende larg epidemisë, kujdes nga temperatura e lartë
28 Janar, 18:07
-
Korpusi i Laboratorëve Kombëtarë të ISHP-së, Rama: Investim strategjik me teknologji të avancuar (VIDEO)
21 Janar, 13:11
-
Virozat/ Shtohen të prekurit gjatë festave, ISHP: 13 mijë raste në javë! Epidemiologët: Jo medikamente pa rekomandimin e mjekëve
7 Janar, 13:49
-
Rastet me fruth në Shqipëri, sporadike! Epidemiologia: Konfirmimi i fundit, fëmijë i pa vaksinuar, zinxhiri i infektimit u ndërpre
29 Dhjetor 2025, 15:55
-
Mes skamjes e sëmundjes, apeli për ndihmë i nënës në Delvinë: Bashkia nuk na ndihmon, po jetojmë si qeni
30 Nëntor 2025, 16:51
-
Vaksina e fruthit lidhje me autizmin? Epidemiologia Daja sqaron: Nuk është e vërtetë, mosvaksinimi rrezikon fëmijët
29 Nëntor 2025, 18:51
-
Vjeshta shton virozat, 12 mijë raste në javë në spitale! ISHP: Të vaksinohen të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
20 Nëntor 2025, 18:36