E hëna e dytë e shkurtit shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë. Këtë 9 shkurt, vëmendja drejtohet te ndërgjegjësimi për epilepsinë, reduktimit të stigmës së saj dhe promovimit të kurimit të sëmundjes që sipas OBSH, prek mbi 50 milionë njerëz në të gjithë botën.

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë një shkrim ndërgjegjësues dhe informues mbi epilepsinë dhe ndikimin e saj në përditshmërinë e një pacienti si për shëndetin, ashtu edhe për aspektin social.

ISHP e vendos theksin te informimi me fakte dhe edukimi i publikut për të folur hapur dhe për të qenë më gjithëpërfshirës.

Kjo ditë shërben si një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi stigmën që shoqëron epilepsinë, një realitet që vazhdon të ndikojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën.

Epilepsia nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik. Ajo prek përditshmërinë, marrëdhëniet shoqërore, arsimin dhe punësimin. Në shumë raste, sfida më e madhe nuk është vetë gjendja shëndetësore, por paragjykimet dhe keqkuptimet që e shoqërojnë.

Keqkuptimet dhe mitet luajnë një rol të madh në krijimin e kësaj stigme. Shpesh epilepsia ngatërrohet gabimisht me sëmundje mendore, konsiderohet si kufizuese për jetën e përditshme apo, në raste ekstreme, edhe si ngjitëse.

Fokusi i këtij viti është informimi i bazuar në fakte dhe edukimi i publikut, si rruga më e sigurt për të sfiduar keqkuptimet dhe për të reduktuar stigmatizimin.

Duke ndarë informacion të saktë dhe duke folur hapur, kontribuojmë në krijimin e një shoqërie më të informuar, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë për njerëzit që jetojnë me epilepsi”, përfundon postimi.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Shkurt, 23:06

    Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?