Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, mban në duar disa udhërrëfyes të shqipes.
Është i shqetësuar, për keqpërdorimin e gjuhës amtare nga mediat elektronike, mungesën e seriozitetit të nëpunësve e tekst shkruesve të librave.
“Dhëntë Zoti që ta dëgjojë Qeveria. Ta dëgjojnë shtetet e shtetarët, këtu, në Kosovë edhe kudo që ka shqiptarë, që gjuha shqipe është element që duhet mbrojtur zyrtarisht!”, u shpreh akademiku.
Të ftuar nga Qendra Kombëtare e Librit, për të dhënë mesazhet e tyre në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, studiuesit nuk kursehen.
“Në Shqipëri, në Tiranë u ndërtua një stadium i ri që unë e pashë dhe më pëlqeu shumë. Ky stadium quhet ‘Air Albania Arena’. Ku është gjuha shqipe?”, shprehet studiuesi i gjuhës shqipe Xhevat Lloshi.
Gjuhëtari Xhevat Lloshi vë theksin mbi përdorimin e pakujdesshëm të gjuhës shqipe në mediat elektronike si dhe riskun e dygjuhësisë.
“Është e nevojshme, që në mënyrë shtetërore, të kemi një komision shtetëror të terminologjisë, për të gjitha fushat e ndryshme”, shton më tej gjuhëtari Lloshi.
Një gjysmë shekulli pas mbajtjes të Kongresit të Drejtshkrimit, diskutimet për efektet negative të përdorimit të gjuhës standarde, i konsiderojnë si “shterpë”.
“Mund të bëhen edhe tre kryeministra në Ballkan që janë shqiptarë, unë bëj këtë pyetje: Nëqoftëse nuk do të kishim bërë këtë Kongres 50 vjet më përpara, çfarë do të bënim në ditët tona me gjuhën shqipe? Me çfarë fytyre do të dilnim përpara Evropës së bashkuar?” thotë Lloshi.
Studiuesi Xhevat Lloshi, duke vënë në dukje dobitë e vendosjes së standardit të gjuhës shqipe, që sipas tij është ndërtuar mbi dialektet, dhe nuk synon t’i shtyp ato, u bëri thirrje mediave të mos i japin zë, atyre që e kundërshtojnë apo e zhvlerësojnë, duke ruajtur të njëjtin qëndrim si 50 vite më parë.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edi Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë në Athinë, të trashëgojmë gjuhën shqipe! Raportet me Greqinë duhet të jenë akoma më të mira
2 Mars, 13:34
-
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare! Lafe: Jo "polici", por ligj! Pa njehsim të terminologjisë, s’ka gjuhë letrare
21 Shkurt, 14:46
-
Fondi Europian i Trajnimeve: 47% e popullsisë shqiptare mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon
7 Shkurt, 08:36
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56