Dita ndërkombëtare e sportit,
Rama: ‘Loro Boriçi’ dje dhe sot

Dita ndërkombëtare e sportit,<br />Rama: ‘Loro Boriçi’ dje dhe sot
Në ditën ndërkombëtare të sportit, kryeministri Rama ka zgjedhur që të bëjë pjesë të rubrikës së mëngjesit stadiumin e Loro Boriçit.
 
Në postimin e tij, Rama shkruan se gjatë mandatit të tij janë investuar 30 milionë USD. Ai evidenton faktin se kjo është shifra më e lartë e investuar në 25 vitet e fundit.
 
Në foton e postuar nga kreu i qeverisë vihet re mjaft qartë ndryshimi që ka pësuar stadiumi ‘Loro Boriçi’ në qytetin e Shkodrës.
 
Rama e mbyll postimin e tij duke thënë se është i vetëdijshëm që vendi ka nevojë për më shumë punë për të bërë Shqipërinë që të gjithë duan.
 
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër më 2013 dhe këtë mëngjes. Sot, në ditën ndërkombëtare të sportit mund të themi me krenari se brenda tre vjetëve e gjysëm investuam për sportin 30 milionë USD - më shumë se në 25 vitet e fundit të marra së bashku. Por kjo nuk mjafton, pasi Shqipëria që duam ka nevojë për akoma më shumë dhe më shumë do të bëjmë sëbashku”, shkruan Rama. 

stadiumi shkodres
(Postimi i Ramës në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA