Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, Meta thirrje qytetarëve dhe politikanëve për ndërgjegjësim: Të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, Meta thirrje qytetarëve dhe politikanëve për ndërgjegjësim: Të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut

Presidenti Ilir Meta

Sot është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë! Presidenti Ilir Meta në këtë ditë ka ftuar qytetarët dhe vendimmarrësit që të ndërgjegjësohen rreth kësaj sëmundje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht.

Teksa ka dhuruar gjak, Meta thotë se teksa kemi një situatë më të qetë me pandeminë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë, si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Më tej Meta thotë se mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

'Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje, për të ndërmarrë nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e saj, si dhe në veçanti për të shtuar përpjekjet në ndihmë të pacientëve dhe fëmijëve, që vuajnë, për të jetuar normalisht.

Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore.

Tashmë, që kemi një situatë më të qetë me pandeminë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë, si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm të luajtur për këtë qëllim, veçanërisht për sensibilizimin frymëzues, që "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" ka luajtur në këto vite, për solidarizimin me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut.'- shkruan Meta.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjakpiresi: 08/05/2021 19:44

    Aman vetem gjakun e ketoj kafshe mos ja dhuroni ndonje njeriu, me mire jepjani ndonje kafshe , ky injoranti hajdut ka 30 vjet qe ju ka pire gjakun shqipetareve. Ne djall vafsh ti dhe gruaja jote o i mallkuar.

    Përgjigju
  • Like: 08/05/2021 19:22

    Ik o jashteqitje e ketij vendi ti o like injoranti e kokemadhi do te helmosh popullin me gjakun tend te piset qe ka vrare, vjedhur e shkaterruar Shqiperine. Gjaku jote ne hale shkofte

    Përgjigju
  • Mandi: 08/05/2021 14:43

    A ti sje president mer plak ti je i kokerr kari fshatar qe ju bofte kancer atij qe tka fut ty npolitike edhe atyne qe tvotune LSI tate burre palaço. Edhe Ard Daullxhiu ka me shume dinjitet se ty mor pis

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 08/05/2021 10:46

    Teksa pashe Ilir Meten duke dhene gjak ne diten e Telasemise mu kujtua nje histori gazmore.. Heret ne vitin 1959 Nikita Krushov viziton Shqiperine gjithashtu dhe parkun arkeologjik te Butrintit si pjese e planeve Ruse per ta bere baze ushtarake. Parku ishte pastruar dhe dezinfektuar para vizites nga kooperativistet dhe forcat e ushtrise dhe pergjate vizites i vetmi gjarper qe kishte mbetur ne park bie nga nje peme fiks mbi qafen e Krushovit dhe e kafshon.......! Gjarpri ngordh pasi gjaku i Krushovit ishte me helmues se sa vete gjarpri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku