Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, Muzhaqi: Mësojnë më shumë mbi të drejtat e tyre dhe strukturat në dispozicion për sigurinë e tyre

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, Muzhaqi: Mësojnë më shumë mbi të drejtat e tyre dhe strukturat në dispozicion për sigurinë e tyre

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve ka zhvilluar një sërë aktivitetesh që kanë bërë së bashku fëmijë, institucione shtetërore dhe donatorë, palët e interesit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fëmijëve. 

Në shkollën “Servete Maçi”  zhvilloi një aktivitet me nxënës dhe fëmijë pjesë e programeve të ndryshme.

“Nxënësit dhe fëmijët me anë të talentit të tyre në pikturë shprehen të gjithë së bashku të drejtat  që gëzojnë dhe rëndësinë e respektimit të tyre për një jetesë të qëndrueshme larg fenomeve negative që mund të cënojnë procesin e zhvillimit të tyre.” u shpreh Muzhaqi teksa shtoi se “të gjitha strukturat shtetërore më shumë se kurrë më parë, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për t’u siguruar fëmijëve mbrojtjen e të drejtave të tyre, por mbi të gjitha të drejtën e një jetese cilësore.”

Më tej, fëmijët u njohën edhe me programet në dispozicion të tyre nga World Vision Albania, Unicef, Terres des Hommes, Save the Children, ALO 116-111 nga CRCA Shqipëri, që veç strukturave shtetërore janë gjithashtu në gatishmëri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Aktivitetet u zhvendosën në Europe House me një grup fëmijësh që mësuan rreth barazisë sociale, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes me anë të librit “Arti i barabarti”, financuar nga European Union in Albania në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen Sociale”. 

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve u përmbyll me Paktin Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri, me aktorë kryesorë institucionet shtetërore dhe organizata në mbrojtje të fëmijëve. 

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashku me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Albana Koçiu nënshkruan paktin që pritet të jetë në mbrojtje të fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës seksuale me burim interneti. 

Ministrja Bora Muzhaqi theksoi se “ndërveprimi midis institucioneve dhe aktorëve që kanë fokus mbrojtjen e fëmijëve, si dhe masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria, qoftë edhe ato më të voglat, ndikojnë pozitivisht në rritjen e nivelit të mbrojtjes së fëmijëve.” 

“Të gjithë së bashku mund të sigurojmë një ambient të sigurt për rritjen e fëmijëve, duke siguruar përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve.” u shpreh ministrja përgjegjëse për rininë dhe fëmijët. 

Në këtë Pakt, parashikohet raportimi i çdo incidenti dhe faqeje të rrezikshme për fëmijët  pranë linjës kombëtare për internet të sigurt në Shqipëri – iSIGURT.AL/ ALO 116-111; rritja e ndërgjegjësimit përmes nismave dhe fushatave konkrete për informimin dhe edukimin për të drejtat dhe për mbrojtjen e fëmijëve ndaj çdo forme të dhunës si dhe përmirësimi i politikave, standardeve, protokolleve dhe planeve konkrete të veprimit për mbrojtjen e fëmijëve.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja