Dita do të nise me kthjellime, por mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.
Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin tonë, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat Veriore-Verilindore duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. ndërsa pasditja sjellë kthjellim të motit edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 12°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të kontinetit. Konkretisht kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore, Qëndrore dhe atë Veriore. Po ashtu lindja e kontinetit VIJON me mot të kthjellët por të ftohtë. ndërsa vranësira dhe reshje të pakta do ketë pjesërisht ballkani dhe brigjet e detit të Zi