Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në luginën e Drinit dhe Vjosës vranësirat do jenë më të shpeshta. Parashikohet që pas mesditës vranësirat të shpeshtohen në vijën bregdetare duke rrezikuar në orët e vona të mbrëmjes edhe shira të pakët. Nata do të shtrijë vranësirat dhe reshjet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 3°C ndërsa mesdita mbetet konstante ku vlera maksimale shënon 21°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.