Dita nis me diell, por pasditja pritet të sjellë vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por, sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën