Kjo e dielë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Pas orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.