Dita nis me kthjellime, por pasdite priten reshje shiu...moti për sot

Dita nis me kthjellime, por pasdite priten reshje shiu...moti për sot

Foto ilustruese

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës, ndërkohë që gjatë pasdites do të ketë reshje të pakta në jugperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre ciklonare sërish mbi brigjet e Italisë jugore do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat gjatë pasdites dhe kryesisht mbrëmjes zhvillohen duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit. Edhe nata mbete në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë