Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës.
Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Në zonat malore 3° deri 13°C
Në zonat e ulëta 5° deri 16°C
Në zonat bregdetare 10° deri 17°C