Ditari i fundit i komandos Aleksandër Peçi

Ditari i fundit i komandos Aleksandër Peçi
TIRANË - Vetem dy ditë më parë, Aleksandri, komandoja 24 vjeçar nga Tropoja ka përcjellë mesazhin me të fundit për të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij. Të shtunën e 18 shkurtit, Aleksandër Peci ka postuar në profilin e tij në Facebook, videon e tij në një gëzim familjar bashkë me miqtë e tij.
Pas kësaj, në profilin e tij nuk do të ketë më asgjë. E vizituam këtë faqe për të përcjellë ndjesitë e fundit për komandon e mirë, i cili që prej 16 janarit të këtij viti nuk ka rreshtuar së menduari për vendin e tij por edhe dashurinë e largët. Mes shumë postimeve, bien në sy këngët e ndjeshme, të mallit por edhe dashurisë.
“Mos u pendo per dicka qe ke bere, sepse kur e ke bere ke qene i lumtur”, shkruajti Aleksandri, 10 ditë pasi kishte mbërritur në tokën e luftës, në Afganistan bashkë me komandot e tjerë të misionit “Eagle 4”, këtë herë në Kandahar.
“I plagosur, shumë herë… i mposhtur asnjëherë”, është një tjetër mesazh që djaloshi trupmadh ndau me miqtë e tij në rrjetin social, pak javë përpara se të largohej përfundimisht nga Shqipëria.
Redakia e Shqiptarja.com përcjell ngushëllimet për familjen e komandos Feti Vogli e ndërsa uron me gjithë shpirt që një mrekulli të nxjerrë nga koma Aleksandër Peçin.


BIOGRAFIA
Nëntetar Aleksandër Jak Peci, ka lindur më 26.09.1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe është banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001. Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më 16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Speciale Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.Nëntetar Aleksandër Peci është një ushtarak i dalluar për disiplinë dhe moral të lartë në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga eprorët e tij. Nga data 16.01.2012, nëntetar Peci është dërguar me mision luftarak "Eagle-4", në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.

(aq/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta