Ditë aktive dhe dinamike, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Ditë aktive dhe dinamike, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Horoskopi

Dashi

Nga pikëpamja sentimentale parashikohet një ditë mjaft aktive dhe dinamike. Takime, rizgjim pasioni dhe shkëndija të reja janë mjaft të mundshme, por bëni kujdes dhe mos përfshini persona të tjerë në raportet tuaja.

Demi 

Kjo ditë do ju gjejë mjaft të zënë në punë, sektor të cilës duhet ti kushtoni vëmendjen maksimale, sidomos nëse bashkëpunoni prej pak kohësh me disa persona. Mjaft i favorizuar është dialogu dhe kompromiset. Mbrëmja do të jetë ideale për të përmbyllur një çështje të rëndësishme.

Binjakët

Do të ndiheni mjaft në siklet nga një situatë e pasigurtë, por që iu rizgjon emocione të cilat nuk i ndjenit prej kohësh. Nëse do të jeni më të pavarur, do të arrini të merrni një rol mjaft të rëndësishëm në punë.

Gaforrja

Do të dalë në pah pozitiviteti dhe lirshmëria juaj dhe kjo edhe në sajë të përgjigjeve të vogla, të cilat ju lejojnë që të vlerësoni më mirë disa zgjedhje për të ardhmen tuaj profesionale. Kjo e enjte ju fton që të ruani qetësinë në dashuri. Ndonjë diskutim i vogël, mund t’iu nervozojë.

Luani

Do t’iu duhet të përvishni mëngët në punë, pasi në këtë moment do të jeni në kërkim të përgjigjeve dhe zgjidhjeve që i prisnit prej kohësh. Në dashuri nuk do të mungojnë mundësitë e mira.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft praktikë dhe të organizuar dhe instinkti juaj do të stimulojë më tej natyrën tuaj komanduese. Megjithatë duhet të mundoheni të dëgjoni më shumë mendimin e bashkëpunëtorëve tuaj. Mos u sforconi shumë nga pikëpamja fizike, pasi nuk përjashtohen keqkuptime të mundshme.

Peshorja

Mundohuni të ruani qetësinë, sidomos në familje. Disa keqkuptime, nuk do ju lejojnë që të diskutoni ashtu siç dëshironi, ndaj duhet të ruani qetësinë. Në familje duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe të qetë.

Akrepi

Kjo është një ditë e rëndësishme për të çuar deri në fund një punë, ndërsa prej kohësh keni qenë të stresuar. Megjithatë do të arrini objektivat tuaj, të cilat ia keni vendosur vetes gjatë verës. Kjo e enjte ju fton të forconi bashkëpunimin në çift.

Shigjetari

Do të rigjeni guxim dhe kurajo në dashuri dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të stimuloni edhe më shumë fushën e ndjenjave. Ambicie të reja profesionale, do të ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në vendin e punës.

Bricjapi

Mundohuni të mbyllni të gjitha çështjet e lëna pezull dhe ato lidhje të cilat nuk ju kënaqin, sidomos nëse gjatë javëve të fundit nuk jeni përkushtuar mjaftueshëm. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Ujori

Kjo ditë ju fton që të mos tregoheni të nxituar, pasi disa vendime do të duhet të diskutohen më mirë. Merrni mendimet e familjes, partnerit/es dhe bashkëpunëtorëve tuaj me më shumë qetësi.

Peshqit

Mundohuni të ballafaqoni lidhjen tuaj aktuale me atë të të kaluarës, në mënyrë që të shmangni shqetësimet e kota. Harmonia dhe stabiliteti do të mund të konsolidohen në raportin në çift. Duhet të jeni të përgatitur për zhvillime pozitive në vendin e punës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë