Vendi ynë këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon  do të jetë i forcës 1-3 ballë.