DASHI 21. mars - 20. prill
Hëna do jetë pozicionuar mirë sot në jetën tuaj në çift kështu që klima do qëndrojë gjithë kohës sensuale. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Beqarët do tundohen shumë nga dikush, por ka rrezik që ai më shumë sesa t'ua zbukurojë, do ua ndërlikojë jetën. Buxheti do jetë goxha më i qëndrueshëm se më parë kështu që keni për t'u ndier të qetë.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot do mundoheni me çdo kusht t'iu gjeni zgjidhje problemeve që ju kanë dalë në jetën tuaj në çift dhe mund ta hiqni dorë edhe nga disa zakone të përditshme. Për të mirën e lidhjes do jeni gati për gjithçka. Beqarët do përdorin çdo lloj arme që do kenë në dorë për të joshur personat që pëlqejnë. Në planin financiar optimizmi do ju pushtojë dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ditë e mbushur me emocione pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në asnjë moment nuk do ndiheni keq, përkundrazi do arrini të zgjidhni edhe disa hatërmbetje të së shkuarës. Beqarët do kenë takime interesante dhe mund te kalojnë momente shumë romantike. Në planin financiar do ju mungojë maturia dhe mund të hidhni hapa të gabuara.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Do jeni shumë posesivë sot ju të dashuruarit dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Beqarët do jenë gati të hedhin çdo lloj hapi me ata që do takojnë sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Mërkuri do ndikojë më shumë nga të gjithë për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë më te logjikshëm e më të kontrolluar. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur sot. Beqarët mirë është të përfitojnë nga çdo lloj mundësie që do iu jepet për të realizuar takimet e menduara. Priten gjëra pozitive sot. Në planin financiar mos prisni përmirësime të jashtëzakonshme sepse kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Sot mund të përballeni me goxha probleme ju të dashuruarit dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Beqarët që ndiejnë prej kohësh për dikë duhet t'i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Rutina do jetë armiku më i madh i jetës tuaj në çift gjatë kësaj dhe ajo mund të shkatërrojë gjithçka të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët nuk do kenë një ditë pozitive, përkundrazi do mërziten shumë kur të mos i përfillë askush nga ata që do joshin. Buxheti do ketë përmirësime më të mëdha edhe nga sa mund të ishin parashikuar.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Dite shume e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni shumë më të qetë pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet që keni pasur. Për beqarët do ketë plot mundësi për takime, por jo të gjithë do mund të bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës ne jetën tuaj kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më të madh.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Dite shumë sensuale do jete kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni pozitive dhe të buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, në mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike. Beqarët do kenë disa takime, por vetëm një qe do realizojnë në mesditë do ju pëlqejë tej mase. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te qenë shumë më e mire nga më parë.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Sot do kaloni një krizë te vështirë ju të dashuruarit dhe në shumë momente do ndiheni keq. Si ju ashtu dhe ai qe keni ne krah do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Beqarët do jenë pafund sensuale dhe shumë veta do mundohen t'i bëjnë për vete. Në këtë mënyrë ata do mund të bëjnë edhe zgjedhjen më të mirë. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe nëse jeni të sigurt se do fitoni shumë.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Dite jo e jashtëzakonshme, por përgjithësisht e mire do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. E rëndësishme është që do merreni vesh si duhet me njeri-tjetrin dhe nuk do debatoni ashpër. Beqarët as që do e mendojnë ta ndryshojnë statusin e tyre pasi tani për tani ndihen mirë edhe ashtu si janë. Në planin financiar do i rregulloni te gjitha telashet që ju kishin dalë.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Jeta juaj ne çift do lërë shumë për te dëshiruar gjatë kësaj dite. Do debatoni herë pas here me partnerin dhe nuk do e gjeni aspak gjuhën e përbashkët. Beqarët do mundohen te joshin me mënyrën e tyre, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit për te filluar një lidhje. Sektori i financave do jetë tej mase delikat. Mundohuni të mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse mund te gjendeni në një situatë te vështirë shumë shpejt.