Ditë e mbushur me surpriza, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Ditë e mbushur me surpriza, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi

Dashi

Saturni do jetë planeti që do influencojë më së shumti jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Beqarët do jenë të pavendosur për ata që duan të bëjnë me jetën e tyre dhe nuk do tentojnë te bëjnë ndryshime. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt sepse do pendoheni.

Demi

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm një histori dashurie, por gjithçka do ndodhë si me magji për ta. Në planin financiar situata do jetë goxha e mirë dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.

Binjakët

Ditë tërësisht ndryshe kjo e sotmja nga disa kohë më parë. Dëshirat në çift do jenë të zjarrta dhe emocione të papërshkrueshme. Të dy do jeni pasionante dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Beqarët duhet të bëjnë kujdes sepse mund të takojnë persona që nuk janë për ta. Financat do jenë goxha shqetësuese. Mos u nxitoni, por mendohuni mirë se çfarë duhet të bëni.

Gaforrja

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak rutinë gjatë kësaj dite, megjithatë serish do keni disa debate me partnerin. Mundohuni t’i zgjidhni me qetësi dhe tolerancë. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe pa të ardhme. Në planin financiar nuk duhet rrezikuar shumë sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit në momentin që ju nuk e prisni.

Luani

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje marrëdhënia ne çift do jetë e qëndrueshme, ndërsa për ata që sapo kanë ndryshuar status do ketë disa vështirësi. Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit menjëherë. Beqarët do kenë një ditë të këndshme edhe pse jo me takime impresionuese. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Virgjëresha

Do jeni më xhelozë se kurrë ndaj atij që keni në krah sot dhe nuk do ju pëlqejë aspak që ai të shoqërohet me shoqet e tij. Kujdes mos e teproni! Beqarët do takojnë persona shumë ndryshe nga ata, por do kenë disa të veçanta. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar tregohuni realiste nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Nuk është koha për investime.

Peshorja

Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshme sot. Nuk do diskutoni për tema delikate me partnerin dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës, por sërish nuk do gjejnë një person që të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Nuk pritet as problemi me i vogël në këtë sektor.

Akrepi

Ditë e ndërlikuar kjo e sotmja për të dashuruarit. E keni idealizuar me shumë sesa duhet partnerin dhe do përballeni me goxha zhgënjime. Beqarët do kenë më shumë mundësi për ta gjetur personin e tyre të ëndrrave, vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër kudo që të shkojnë. Në planin financiar do merrni disa vendime të cilat do e stabilizojnë shumë shpejt situatën.

Shigjetari

Për ata qe janë në një lidhje dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Partneri do ju surprizojë me sjelljen e tij dhe do ju bëjë ta dashuroni edhe njëherë më shumë. Beqarët do kenë mundësi reale për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Personat që do i joshin do jenë të shumtë. Në planin financiar priten disa përmirësime te vogla të cilat do ju bëjnë të ndiheni mirë.

Bricjapi

Klima në jetën tuaj në çift do ngrohet mjaft gjatë kësaj dite. Nuk do ketë pasion te çmendur megjithatë emocionet dhe kënaqësitë do jenë të shumta. Beqarët do e lënë veten të lire dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Edhe financat pak nga pak do fillojnë të përmirësohen. Mund të bëni edhe ndonjë blerje më tepër në këtë periudhe.

Ujori

Mos mendoni se duke e pasur në krah dike keni çdo të drejtë mbi të dhe mund të silleni si të doni. Ne këtë mënyrë do e shkatërronit lidhjen dhe do lëndonit edhe veten. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të filluar histori dashurie dhe do mbeten sërish vetëm. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mire të mundshme. Bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift nuk do jetë aspak problematike gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe dita do jetëmjaft e qetë. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë që do iu jepen. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë raste të mira. Në planin financiar mos i besoni shumëinstinktit.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë