Dashi
Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur.
Demi
Duket se fati do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental.
Binjakët
Qielli juaj nesër pritet të jetë i pastër, duke premtuar një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin.
Gaforrja
Duke pasur parasysh situatën yjore, të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.
Luani
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje nesër do të jenë të favorizuar yjet, por mjafton një Hënë “kapriçioze” për t’ju prishur planet. Të hidhet apo jo hapi vendimtar, kjo është çështja për ju.
Virgjëresha
Sa e vështirë dhe e mundimshme nesër të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj.
Peshorja
Për të rikthyer harmoninë dhe stabilitetin në dashuri, keni nevojë për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull nga e kaluara. Role të reja do ju lejojnë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës.
Akrepi
Përfshirja në eksperienca të reja do të jetë prioriteti juaj absolut, sidomos nëse ndiheni gati për t’u rikthyer në lojë për projektet profesionale. Në sferën e ndjenjave, kjo e shtunë do të sjellë përgjigje të rëndësishme.
Shigjetari
Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmëritë tuaja lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet t’i çoni deri në fund. Në fushën e ndjenjave, një shkëndijë e papritur do ju bëjë euforik.
Bricjapi
Më në fund do të keni një ditë të lirë për të kaluar më shumë kohë me familjen, me miqtë apo partnerin/en. Duhet të pushoni më shumë, pasi ju presin projekte të rëndësishme.
Ujori
Kjo e martë do të sjellë mundësi të mëdha për të marrë në dorë disa projekte të lëna pezull prej kohësh, për të nxjerrë anët më të mira të tyre.
Peshqit
Disa punë në grup do të kenë nevojë për më shumë bashkëpunim. Gjetja e kompromiseve të vlefshme do ju lejojë që të gjeni zgjedhje interesante. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj.