Dite e mërzitshme dhe mjaft pesimiste...Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dite e mërzitshme dhe mjaft pesimiste...Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

DASHI 21. mars - 20. prill

Personaliteti juaj i forte do beje qe sot t'i përballoni me sukses sfidat dhe problemet qe do ju dalin ju te dashuruarve. Mund te vini njëherë e mire edhe disa pika mbi "i". Beqaret do kenë një dite interesante dhe te mbushur me takime emocionuese. Nëse do duan mund te fillojnë edhe lidhje. Ne planin financiar nuk do ju dalin për asnjë moment probleme dhe vështirësi.

 

DEMI 21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift ka mundësi te jete e mbushur me ndjesi te forta gjate kësaj dite, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Beqaret nga ana tjetër do i kenë idetë shume te qarta dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene plotësisht te bindur. Ne planin financiar mos e shtyni për nesër rregullimin e problemeve qe ju kane dale sepse ka rrezik te jete tepër vone. Kthim mbrapa nuk do ketë me.

 

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete shpirtërisht. Beqaret do kenë disa strategji interesante si te joshin personat qe do pëlqejnë. Suksesi do jete i garantuar. Për financat ka për te qene një dite e mire, por jo e shkëlqyer. Për te shmangur çdo te papritur me mire shmangini investimet e tejskajshme.

 

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite pasi ne te kundërt mund ta humbni atë dalëngadalë. Beqaret do kenë një dite me te favorshme dhe do arrijnë ta ndryshojnë përgjithmonë jetën e tyre. Pasditja do jete periudha me e favorshme. Yjet do kenë ndikim pozitiv tek financat. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë mund te bëni edhe investimet e menduara.

 

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Kjo dite do jete fantastike për ju te dashuruarit. Çdo moment do jete i veçante dhe i mbushur me emocione. Ne disa momente madje do ju duket vetja si mbi re. Beqaret do fiksohen keq pas disa personave qe janë te bukur ne pamje, por aspak ne shpirt. Buxheti do lere goxha për te dëshiruar. Merrni sa me shpejt masa sepse po vazhdoi situata te thellohet do keni akoma me tepër probleme.

 

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite përgjithësisht pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përkujdeseni edhe me tepër ndaj njeri-tjetrit dhe ne disa momente pasioni do arrije kulmin. Beqaret do jene shume te vendosur te ndryshojnë statusin dhe do ja arrijnë shume shpejt qëllimit. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime, kështu qe ne çdo moment do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni.

 

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Duhet te jeni me te matur me çdo gjë qe do thoni gjate kësaj dite ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme dhe vështirësi. Mundohuni nga ana tjetër t'i shprehni edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka shume gjase te rikthejnë vështrimin nga një histori e vjetër dhe do mundohen ta rikthejnë një person. Sektori i financave nuk ka për te qene shume i mire, prandaj kujdes me çdo shpenzim.

 

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Mosmarrëveshjet ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate gjithë kësaj dite. Për asgjë nuk do merreni vesh me partnerin dhe ne disa momente do tregoheni tejet kokëfortë. Beqaret do fillojnë te njihen me persona mjaft interesante te cilët mund t'ua ndryshojnë jetën për mire. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm e te kujdesshëm, kështu qe situata do jete gjithë kohës nen kontroll.

 

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e mërzitshme dhe mjaft pesimiste ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri nuk do doje te dale aspak dhe çdo gjë do behet monotone. Beqaret duhet te jene realiste dhe nuk duhet te hedhin asnjë hap pa qene te sigurte për personat qe do kenë ne krah nesër. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do mbetet e jashtëzakonshme.

 

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Mëngjesi dhe dreka do jene te tensionuara sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do debatoni ashpër për shume gjera e mbi te gjitha për mënyrën e te komunikuarit se bashku. Beqaret do kenë disa takime te kënaqshme dhe pas njërit prej personave ata do afrohen me tepër. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme dhe mezi do arrini te kryeni edhe nevojat thelbësore.

 

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Sot do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për te dale nga rutina ju te dashuruarit dhe marrëdhënies ne çift do i rikthehet alegria dhe energjia. Beqaret do i përkushtohen me shume familjareve te tyre dhe nuk do kenë shume kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat. Situata do ketë përmirësime te jashtëzakonshme.

 

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Çiftet qe deri me sot kane pasur një lidhje te qëndrueshme dhe pa probleme, do kalojnë serish një dite pozitive. Mes tyre nuk do ndodhe asnjë mosmarrëveshje dhe do arrijnë t'i shprehin akoma me tepër ndjenjat. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pafund. Buxheti ka rrezik te ketë përkeqësime për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet