Kjo e martë, do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet priten të nisin gjatë orëve të pasdites dhe do të përfshijnë të gjitha qarqet, por me intensitet të ulët, pa krijuar problematika të theksuara.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike pranverore. Vlera maksimale do të shënojë 22 gradë celcius në qarkun e Elbasanit
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit.
Komente











