Ditë e ngrohtë, plot diell dhe emocione të forta/ Lexoni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Ditë e ngrohtë, plot diell dhe emocione të forta/ Lexoni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Kjo dite ka për te qene shume pasiononte për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pavarësisht mosmarrëveshjeve te ditëve te kaluara klima ka për te qene goxha e ngrohte. Beqaret nga ana tjetër do dine te jene me shprehës dhe do kenë disa ndryshime te vogla ne jetën e tyre. Ne planin financiar nuk do keni te drejte te gaboni. Gjendja nuk është e keqe kështu qe do ju duhet thjesht një menaxhim me i mire.

DEMI 21. prill - 21. maj

Klima do ngrihet mjaft ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne orët e mëngjesit do diskutoni me lirshëm me partnerin dhe do i zgjidhni disa mosmarrëveshje, ndërkohë qe pasdite situata do jete edhe me pasiononte. Beqaret do jene mjaft energjike dhe do dine ku te drejtohen. Sot ata do kalojnë një dite fantastike. Buxheti nuk do jete i keq, por e hapet shume thesin e shpenzimeve do ju fillojnë shpejt problemet.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dite e ngrohte, plot diell dhe emocione te forta. Do kënaqeni pafund pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse ne fund te ditës do ju ndodhe diçka qe as nuk e kishin pritur. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite sepse nëse fillojnë problemet nuk do jete e thjeshte qe ato te zgjidhen menjëherë.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Nuk do merreni dot vesh me partnerin tuaj sot dhe mes jush mund te lindin probleme serioze. Flisni me miqtë me te ngushte sepse ata mund t'iu japin mbështetjen e duhur. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prandaj do mërziten. Financat do dini si t'i menaxhoni dhe gjendja nuk ka për te qene aspak e keqe. Vazhdoni ne këtë mënyrë.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Pritet një dite shume e qete për ju te dashuruarit kështu qe mundohuni ta shfrytëzoni për te diskutuar gjere e gjate për tema delikte. Do jeni te dy palët me te logjikshëm. Beqaret me mire le te qëndrojnë ashtu si janë sepse nuk do ju paraqitet ndonjë mundësi e shkëlqyer. Me sektorin financiar do jeni shume diplomate dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme për një kohe te gjate.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite e mbushur me sukses do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse pas pak ditësh do ju shfaqet personi te cilin e kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar duhet te përqendroheni me shume tek menaxhimi i te ardhurave.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Marrëdhënia juaj ne çift do jete goxha e mire sot. Do jeni te dy palët ne humor dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje mund te ndihen keq. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat do arrini t'i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Gjate kësaj dite do jeni me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do hidhni hapat e duhura. Mjaft me duke u hallakatur kot me kot. Beqaret ka mundësi te ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë një person me te cilin te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Me financat do dini si te silleni gjithë kohës dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Vazhdoni ne këtë rruge dhe nuk do pendoheni.

SHIGJETAR 23. nëntor - 21. dhjetor

Marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni te gjeni mënyrën e duhur për te kërkuar falje. Nga pasditja e me tej gjithçka do ndryshoje për mire. Beqaret do kenë plot takime interesante, por nuk do hedhin asnjë hap me shume. Gjendja e financave nuk do jete aspak ashtu si ju keni dëshiruar.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te forta dhe do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër nëse duan te gjejnë personin e duhur. Nëse presin qe ai te vije vete t'i kërkojë, do jene te humbur. Financat duhet t'i keni nen kujdes. Po shpenzuat edhe për gjera te panevojshme keni për te mbetur pa para.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Nëse nuk doni te keni probleme ne çift gjate kësaj jave mundohuni te mos heshtni. Flisni me partnerin për gjithçka, shprehni brengat ashtu si edhe dashurinë. Beqaret do realizojnë takime jo shume te veçanta, por qe nesër mund te sjellin marrëdhënie vërtet te qëndrueshme. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Po e tepruat dijeni qe do mbeteni shpejt me xhepat bosh.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite e mbushur me pasion, kënaqësi dhe emocione pafund do jete kjo e sotmja. Te gjithë do ju kenë zili për mirëkuptimin dhe marrëdhënien e ngrohte qe keni. Beqaret ka rrezik te mendojnë serish për një person qe dikur i ka bere te vuajnë. Me financat gjerat do ecin si duhet. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi mund te kryeni pa frike edhe disa shpenzime me tepër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta