Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Temperaturat maksimale arrijnë vlerën 39 gradë celcius.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.
Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.






Komente
Komento