Vendi ynë edhe këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1- 3 ballë.